Një foshnjë 12 ditëshe ka vdekur pasi u rrëmbye nga prehëri i nënës së tij nga një majmun në shtetin indian të Uttar Pradesh.

Fqinjët nxituan të ndihmonin pasi dëgjuan britmat e nënës pasditen e së hënës (12 nëntor) në një fshat pranë qytetit Agra, por nuk arritën ta shpëtonin. 

"Ata hodhën gurë drejt majmunit për ta detyruar të lëshonte fëmijën, por në kohën kur e braktisi ishte shumë vonë pasi e kishte sulmuar ashpër në fytyrë,"-raportoi policia.

Trupi i fëmijës u gjet në tarracën e një shtëpie aty afër. Policia tha se lëndimet në trupin e foshnjes tregojnë se ishte kafshuar në fytyrë. Sulmet nga majmunët janë të zakonshme në Indi, veçanërisht në kryeqytetin e vendit New Delhi.

Në Central Delhi, zyrat e qeverisë janë të rrethuara nga dhjetra majmunë që luajnë në pemë ose rrinë në diell në trotuar. Sipas qeverisë së Delhi, në vitin 2016 u regjistruan 268 raste të kafshimit nga majmunët në qytet.