Këngëtarja e njohur, Manjola Nallbani, njihet jo vetëm për zërin e mrekullueshëm, por edhe pamjen e jashtme, ku shfaqet gjithmonë e kuruar.

Nallbani është komentuar shpesh për format e saj trupore, të cilat bëjnë të besosh se mosha është me të vërtetë thjesht një numër.

Së fundmi ajo ka publikuar foto ku shfaqet me një palë bikini të zeza, hedhur sipër një kimono plazhi në po të njëjtën ngjyrë.

Elegante dhe e tonifikuar si gjithmonë, edhe kësaj here Manjola la pa fjalë të gjithë ndjekësit e saj.  

‘Gusht, muaji im i preferuar” shkruan Nallbani përbri fotos.