11 vite më parë, Massimo Oddo priste bishtalecin e Mauro Camoranesi kur Italia shpallej kampione e botës në futboll. Mbrëmë, e njëjta situatë ka ndodhur me basketbollistin italian Gigi Datome, kampion i saposhpallur i Europës.

Datome luan me turqit e Fenerbahce, që 24 orë më parë fituan Euroleague, pas triumfit në finale ndaj Olympiacos (80-64 rezultati final). Por pas ndeshjes, Datome ka mbajtur fjalën dhe ka prerë bishtalecin pas ceremonisë përmbyllëse të Euroleague, skenë e cila është filmuar nga shokët e skuadrës. ka qenë një prej kolegëve, Pero Antic, ai që me gërshërë në duar priste Datome të ulej në karrige dhe t’i priste flokët.

Dhe italiani e mbajti fjalën që pat dhënë, se nëse Fenerbahce do të shpallej kampione në Euroleague, do të priste bishtalecin.