Nuk ka paqe për Michael Schumaher. Kur kanë kaluar 6 vjet pas aksidentit të pësuar në alpet franceze teksa ishte duke bërë ski, për të vazhdojnë spekulimet.

I fundit vjen nga media angleze e më konkretisht tabloidi ‘Mirror’ sipas të cilit foto të përkufizuara si makabre janë vjedhur në shtëpinë e legjendës së Formula 1 në Zvicër ku po kryen procesin e rehabilitimit dhe kanë dalë në shitje për vlerën e 1 milionë Paundëve.

Bashkëshortja e legjendës së formula 1, Corinna që gjithnjë ka qenë e kujdesshme përsa i përket privatësisë së Schumacher, reagoi menjëherë dhe iu drejtua avokatëve dhe policisë zvicerane që të ndalojnë publikimin e mundshëm të këtyre fotove

Ndërkaq, përsa i përket gjendjes së Schumacher, ajo vazhdon të rrethohet nga misteri teksa familja e tij rezervohet jashtë mase. Lajmi i fundit zyrtar që ka dalë në lidhje me këtë çështje është buletini i spitalit të Grenoblit në ditët e shtrimit të parë në spital të Schumacher pas aksidentit të pësuar në Francë ku flitej për një dëmtim të kokës. Që nga ai moment ka pasur vetëm lajme të paverifikuara.