Michelle Hunziker kritikon ashpër kryeministrin italian: Ne nuk duhet të vdesim nga uria

26/10/2020 - 22:58

Aktorja dhe modelja e njohur Michelle Hunziker, ka kritikuar Kryeministrin Giuseppe Conte për rregullat e reja të Covid-19, ku do të mbyllen baret dhe restorantet nga ora 6 e pasdites.

Grilat ulen gjithashtu për kinematë, teatrot, palestrat, pishinat, arkadat dhe dyqanet e basteve të cilat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 24 nëntor për urgjencën e koronavirus. Në një postim të gjatë në rrjetin social, Michelle bën të ditur se nuk dakort me këto rregulla strikte.

"Sot u zgjova e menduar...  Mendova për të gjithë ata që duhet të mbyllin aktivitetet e tyre ... ishte e vështirë t’ia dilnin, por të gjithë ata ngritën mëngët dhe me vendosmëri dhe pa u ankuar, ata filluan të punonin ... me një buzëqeshje ... e pashë!”

"Unë jam një vizitore e rregullt e restoranteve, i dua, gjithashtu i promovoj shumë në rrjetet e mia sociale sepse unë e dua përsosmërinë italiane dhe kurrë nuk kam ndaluar të shkoj atje pikërisht sepse besoj se duke qenë të kujdesshëm dhe duke respektuar të gjitha procedurat e higjienës, ju mund të shijoni paqësisht të gjitha mrekullitë kuzhinës së vendit tonë”.

Gjithashtu, ajo përmendi dhe rastin e biznesit të bashkëshortit të saj, Tomaso Trussardi që do të detyrohet të mbyll biznesin. 

Michelle i bën thirrje qeverisë të bëjë diçka për të gjithë ata që preken nga këto rregulla. 

"Unë e kuptoj që menaxhimi i këtij virusi nuk është i lehtë dhe unë gjithashtu e kuptoj që për të mbrojtur shëndetin tone, nuk mund t'i kënaqim të gjithë, por unë gjithashtu kërkoj me forcë që qeveria jonë të mbështesë familjet dhe bizneset në vështirësi në këtë kohë... në përpjekjen për të përmbajtur virusin ... megjithatë, ne nuk duhet të vdesim nga uria ..."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Princi i Suedisë Carlos Felipe dhe gruaja e tij, Princeshë Sofia, kanë dalë pozitiv me koronavirus.

“Për 12 orë, Diego nuk ka pasur vëmendje ose kontroll nga personeli mjekësor”,- kështu është shprehur Matias Morla, avokati i Di

Vladimir Putin thuhet se ka një vajzë ‘të fshehtë’ adoleshente, nëna e së cilës është një punonjëse sanitare e kthyer në milionere, sipas

Një grua nga Turqia ka gjetur mënyrën më interesante dhe goditëse për të njoftuar të afërmit e saj se gjatë peridhës së Covid-19 nuk pret

Australianët kanë ngatërruar legjendën e futbollit Maradona me divën e pop-it, Madona, pas lajmit të hidhur të vdekjes së argjentinasit,

Vdekja e Diego Maradonës mund të shkaktojë një grindje familjare mbi pasurinë e tij, ndërsa ai lë pas pesë fëmijë që i njohu si të tijët

Një biznesmen nigerian i habiti të gjithë, pasi u paraqit në një dasmë me gjashtë gra shtatzëna në krah, ndërsa pretendon se është babai

Melania Trump po dekoron për Krishtlindje Shtëpinë e Bardhë për herë të fundit.

Ngritja “raketore” Elon Musk mes njerëzve më të pasur të botës, vazhdon pa ndalim.