Mijëra “Elvis Presley” në festivalin dedikuar “Mbretit të Rock and Roll”-it

10/01/2019 - 21:10

Elvis Presley mund të jetë larguar nga skena 4 dekada më parë, por shpirti i tij është i gjallë në Sidnei, ku qindra fansa u bashkuan për një festival në nder të idhullit të tyre.

Të veshur me kostume plot ngjyra dhe, pasi kanë përdorur një pafundësi llaku apo xheli në flokë, sozitë e Elvisit kënduan dhe kërcyen pafund.

Atmosfera e festës ishte e ndezur, një homazh ndaj trashëgimisë kulturore dhe muzikore të “Mbretit”, apeli i të cilit është shtrirë në dekada dhe në breza, duke shkuar përtej rrënjëve të tij amerikane.

“Ai ishte shumë i pashëm dhe unë e adhuroja muzikën e tij, i dashuroja këngët e tij”, tha një grua.

“Kjo na kthen prapa në kohë, atëherë kur ishim duke u rritur, jo fëmijë por adoleshentë. Kjo ishte muzika e kohës sonë”, tha një burrë.

Adhuruesit e shumtë, në stacionin qendror të trenave në Sidnei, u ngjitën mbi dy trena: “Elvis Express” dhe “Blue Suede Express”, që i çojnë ata në qytetin e vogël Parkes, 300 km në perëndim.

Çdo vit, qyteza shndërrohet në një parajsë për fansat e Elvisit, që argëtohen pa fund në një festival 5-ditor. Festivali i nisur në vitin 1993, për të shënuar ditëlindjen e këngëtarit, e ka vendosur madje qytezën e vogël në hartat turistike dhe i ka dhënë atij nofkën “kryeqyteti Elvis” i Australisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas Oscar, “Shallow”, i ka dhuruar një tjetër kënaqësi Lady Gaga-s.

Zemrat e publikut shqiptar i mori me rolin që kishte te seriali “Kara Sevda”.

Kirurgjia kozmetike është një lloj i kirurgjisë plastike, qëllimi i së cilës është të përmirësojë pamjen e një personi.

Aktorja e njohur hollivudiane Pamela Anderson pak kohë më parë i dha fund fejesës së saj disa mujore me futbollistin 33-vjeçar, Adil Ram.

Zaimina Vasjari pasditen e sotme ishte e ftuar në emisionin “Rudina” prej ku foli ndër të tjera për eksperiencën e saj si nënë.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa shpresonte se bashkimi me udhëtarët e mëngjesit do ta ndihmonte për zgjedhjet e majit por

Shefi i kabinetit të kancelares gjermane, Merkel u shpreh i mërzitur pas lajmit se ish-futbollisti i kombëtares, Mesut Ozil i kishte kërk

Tre adoleshentë kanë vdekur, pasi u shtypën teksa tentonin të hynin në një hotel për të festuar Ditën e Shën Patrikut në Irlandën e Veriu

Edhe pse temperaturat nuk janë të përshtatshme për të bërë plazh që në muajin mars, moti me diell ka bërë që një grua në kryeqytet të heq