Futbolli gjatë pandemisë është i çuditshëm. Në Holandë e ndalën deri në muajin shtator dhe kur të rikthehet nuk do të lejohet që tifozët të këndojnë. Pjesa më e madhe e Europës ka vendosur të luajë me dyer të mbyllura.Ka edhe vende që i kanë hapur pjesërisht stadiumet. Gjithsesi ka rregulla strikte dhe synimi është që të ruhet një distancë sigurie. Përjashtim nuk bëjnë as gazetarët, që duhet të qëndrojnë larg trajnerëve apo lojtarëve.

Në Angli, për të plotësuar këtë kusht kanë gjetur një zgjidhje që nuk është më e mira. Gary Rowet, trajneri i Milwall, pas ndeshjes me Barnsley, ka dhënë një intervistë dhe mikrofoni ishte fiksuar në bishtin e një shtupe që përdoret për larjen e dyshemesë.Fotoja e atij momenti është shpërndarë në rrjetet sociale. Chris Kamara, ish-futbollist dhe ish-trajner, tani prezantues në ekran, e ka postuar në llogarinë e tij në “Twitter”, duke u bërë burim lajmi për shumë media jashtë Britanisë së Madhe.