25 mars 2014 – Aneksimi i Krimesë nga Rusia dhe situata e tensionuar në Ukrainë, i ka shtyrë disa analistë të mendojnë për Luftën e tretë Botërore. Shumë ekspertë ndërkombëtare i druhen faktit se ashtu si Krimeja edhe krahina të tjera apo rajne me shumicë popullsie ruse mund t’i bashkohen Moskës zyrtare.

Në radhë duket se është vënë Transdniestria, një rajon në Moldavi, që prej kohësh pretendon të bashkohet me Rusinë.

Ministrja e këtij rajoni, që kujdeset për marrëdhëniet me jashtë, 36- vjeçarja Nina Shtanski, i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që t’i pushtojë.

“Ne jemi të lumtur që të themi se rezultati i referendumit në Krime koincidon thuajse plotësisht me referendumin në Transdniestria më 17 shtator 2006, kur 97 përqind e votuesve kërkuan bashkimin me Rusinë”,- u shpreh ajo.

Në këtë rajon janë më shumë se 1300 forca ruse, që shërbejnë si ‘paqeruajtës’.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/