Thomas Tuchel ka konfirmuar se do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit, pavarësisht se ka patur bisedime mes palëve për të qëndruar.

Në shkurt u njoftua se trajneri gjerman, do të largohej me një vit të mbetur nga kontrata e tij pas një sezoni të vështirë, në të cilin Bayern humbi garën për titull përballë Bayer Leverkusen.

Tifozët e Bayern bën një peticion që klubi ta mbaj Tuchel, por ish-trajneri i Chelsea-t thotë se bisedimet nuk arritën një marrëveshje.

“Marrëveshja jonë nga shkurti ende qëndron, pra kjo do të jetë konferenca ime e fundit si trajneri i Bayern-it”, tha Tuchel, i cili u emërua në mars 2023.

Ndeshja e fundit e Tuchel në krye të bavarezëve do të jetë në transfertë kundër Hoffenheim të shtunën, e cila do të jetë ndeshja e fundit të Bayernit në Bundesligë.

Pasi u njoftua se ai do të largohej, Bayern mundi Arsenalin në çerekfinalet e Champions, por më pas pësoi një eliminim dramatik në gjysmëfinale kundër Real Madridit.

Bayern ka pasur vështirësi për të gjetur një zëvendësues për Tuchel që nga shkurti, ndërsa Tuchel ka qenë gjithashtu i lidhur me Manchester United, për të zëvendësur Erik ten Hag.

Bayern do të donte të emëronte ish-mesfushorin e tyre Xabi Alonso, por ai zgjodhi të qëndronte te Leverkusen, ndërsa Ralf Rangnick vendosi të vazhdonte me kombëtaren austriake.

Triumfi i Leverkusen në Bundesligë i dha fund një serie prej 11 titujsh radhazi për Bayernin.