Dy efektivë të forcave “Shqiponja” janë pezulluar nga detyra për shkak të nxjerrjes së fotove të Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut nga Drejtoria e Policisë.

Pas arrestimit të Agasit, në media u shpërndanë shumë foto të tij teksa ndodhej duke u marrë në pyetje. 

Për këtë arsye, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetim administrativ. Efektivët e “Shqiponjave” do të jenë të pezulluar nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave.