Lulja e Indisë, Neelakurinji, që lulëzon çdo 12 vjet  wshtw një nga lulet më të rralla në botë. Lulja Neelakurinji, çel vetëm një herë në 12 vjet në shtetin jug-perëndimor të Indisë të Kerala, ku mbulon kodrat në ngjyrë vjollcë.

Neelakurinji është një bimë monokarpike, që do të thotë se çdo kërcell i saj riprodhohet një herë pas lulëzimit dhe pastaj vdes dhe merr një periudhë të caktuar për farat e reja që të lulëzojnë. Lulëzimi masiv çdo 12 vjet ndihmon mbijetesën e bimës.