Mjegulla ka “pushtuar” Durrësin mbrëmjen e sotme.

Ndërsa të gjithë qytetarët janë mbyllur në shtëpi për të respektuar orën policore, mjegulla është shpërndarë ngado, duke krijuar në qytet një atmosferë ndryshe.

Një natë më parë, një fenomen tjetër natyror habiti qytetarët që bënin xhiro në shëtitoren bregdetare.

Zbatica kishte tërhequr detin me shumë metra, saqë aty ku më parë deti arrinte lartësinë 1 metër ose dhe më shumë, dukej fare qartë rëra.