Një modele 21-vjeçare ra nga një shkëmb në Sidnei mëngjesin e së dielës (12 janar) e si pasojë humbi jetën. Madalyn Davis po festonte me shoqërinë në plazhin Diamond kur gjatë orëve të para të mëngjesit, ata vendosën të ngjiteshin në një shkëmb rreth 30 metra për të shkrepur disa foto.

Modelja u mbështet në një gardh të vendosur nga autoritetet, por fatkeqësisht ajo nuk mundi të mbajë ekuilibrin e më pas u rrëzua. Trupi i pajetë i saj u gjet në det nga autoritetet 4 orë pas ngjarjes.

Nuk është hera e parë që në këtë vend humbasin jetën turistë të ndryshëm. Të gjithë përpiqen të shkrepin foto për shkak të pamjes magjike që ofron ky spot. Në muajin gusht të vitit të kaluar, një 27 vjeçare u rrëzua nga shkëmbi e si pasoj humbi jetën.

Dëshmitarë okularë deklaruan për autoritetet se po shkrepte foto në momentin e incidentit.