Pranvera Borakaj është përballur me një situatë shumë të sikletshme gjatë një prej transmetimeve të emisionit të mëngjesit ‘7 pa 5’ në “Vizion Plus”.

Teksa priste të lidhej në ‘Skype’ me një të ftuar në program dhe lidhja nuk u realizua, moderatorja nisi të qeshte dhe e kishte të pamundur të ndalte.

“Kam përshtypjen se kemi një problem teknik. Këto janë gjëra që ndodhin në një transmetim live”, tha Pranvera, teksa nuk kontrollonte dot të qeshurën. Më tej u duk sikur fitoi kontrollin e vetes dhe kaloi në një temë tjetër, por ishte e pamundur të vazhdonte për shumë gjatë pasi e qeshura nisi sërish.

Videoja po bën xhiron e rrjetit dhe aktori i humorit Ermal Mamaqi ka qenë ndër të parët që e ka publikuar.