Karantina e detyruar prej koronavirusit ka bërë që familjet të mblidhen bashkë dhe të kalojnë shumë më tepër kohë me njëri-tjetrin.

Përveç të rriturve, kufizimin në daljet jashtë e vuajnë edhe fëmijët e vegjël, që nuk shkojnë më tek lodrat, aq të preferuara prej tyre.

Gjithsesi, Juliusi 3-vjeçar duket se e ka kuptuar mirë se kjo nuk është koha e duhur për të dalë nga shtëpia.

“O njerëz, mos dilni jashtë se është koronavirusi!”,- thotë Julius në fillim të videos.

Madje, vogëlushi nga Durrësi nuk harron të japë në formë gazmore këshillat e nevojshme për të mbajtur koronavirusin larg dhe sesi mund ta kalojmë kohën kur rrimë mbyllur në shtëpi.