Shuhet në moshën 87-vjeçare legjenda e Rock and Roll-it Little Richard.

Këngëtari e nisi karrierën e tij me “Tutti Frutti” në vitin 1956 për të vijuar më tej me hitet që kanë shkruar historinë e muzikës “Long Tall Sally”, “Rip It Up”, “Lucille”, “Good Golly Miss Molly” etj.

Sipas muzikologëve, Richard njihet si këngëtari që rrëzoi barrierat në muzikë.