Duket se askush se kishte parashikuar skandalin që do të ndodhte nga dy artistët në konkurim, Bugo dhe Morgan. Ky i fundit ndryshoi tekstin e këngës “Sincero” dhe në vend të fjalëve të parashikuara “këndoi” kritika dhe ofendime për kolegun e tij, Bugon, i cili e performancën në gjysmë dhe u largua nga skena.

“Figura e keqe që bëre dje në darkë”, “Qëllimet e tua të këqija, mungesa jote e edukatës”, “Mosmirënjohja dhe arroganca jote” dhe vazhdon me: “Bëj çfarë të duash, por vendos këmbët në tokë” dhe në fund: “Respektoje këtë skenë dhe atë që të solli deri këtu”, ishin vetëm disa nga fjalët që ai lexonte nga një tabletë.

Të gjitha ishin të dedikuara për Bugon, kolegun e tij, i cili u largua duke e lënë të vetëm.

Situata e sikletshme vazhdoi edhe pas ndërhyrjes së Amadeusit, i cili teksa ndiqte Morgan-in, iu drejtua sallës duke thënë “Betohem, diçka e tillë nuk ishte e planifikuar.”

Dyshja u skualifikua menjëherë pas ngjarjes që shtangu të gjithë skenën e Aristonit dhe po bën xhiron e mediave sociale.