Në Londër, Paris dhe Barcelonë. Ka mundur t’u shpëtojë 3 atentateve në 3 muaj australiania Julia Monaco, 26 vjeçe, nga Melburni.

Vajza e re ndodhet në Europë me disa mike të saj dhe ka qenë e pranishme në tre atentate të vëna në jetë nga terroristët në kontinentin e vjetër.

Pavarësisht se ka rrezikuar shumë, ajo refuzon të kthehet në shtëpi.

Në 3 qershor, në Londër, mbeti e bllokuar në metro, pak metra larg London Bridge, vend ku terroristët vranë 8 persona.

Pak ditë më vonë ajo ndodhej në Notre Dame, në Paris, pak metra larg algjerianit Farid Ikken që sulmoi me thikë dhe çekiç 3 policë francezë.

Ndërsa dje ndodhej së bashku me dy shoqe të saj në një qendër tregtare në sheshin e Katalunjës kur njerëzit u mbërthyen nga paniku. Ajo ishte duke dalë jashtë, kur pa të vinte drejt saj një turmë njerëzish që tentonin t’i shpëtonin terroristit me furgon.