Në festat e fundvitit, futbollistët shqiptarë u kthyen në atdhe për disa ditë, ndër ta edhe futbollisti i njohur Eros Grezda, i cili erdhi nga Skocia. 

Gjatë qëndrimit në Tiranë ai u pa në shoqërinë e moderatores bukuroshe Nevina Shtylla, me të cilën postoi një foto.

Gjatë "Proçesit sportiv", Manushi e ngacmoi Nevinën për këtë foto, por moderatorja e bëri të qartë se e takoi futbollistin rastësisht.

“Këtë javë kishim këtu disa nga çunat e Kombëtares. Kishin ardhur për pushime. Më tha të të bëj të fala. Bashkë me Grezdën u gjetëm rrugës (qesh). U takuam rastësisht, folëm, më tha t’i bëj të fala Manushit",- u shpreh Nevina.