Një burrë me dy gra e shtatë fëmijë, Iliazi: I ndaj me radhë nga 5 ditë, jetojmë të lumtur së bashku

19/09/2020 - 19:48

Në Selishtë të Peshkopisë, jeton familja e Iliaz Laskaj. Në vitin 2001 Iliazi u martua me Anifën, por në vitin 2005 ai lidhi një kurorë të dytë me Manushaqen. Iliazi ka 7 fëmijë dhe pret që së shpejti të bëhet baba për herë të 8.

“Martesa ime e parë qe me Anifen, por nuk po bëheshim prindër kështu vendosëm që në familje të merrnin edhe Manushaqen. Sot të dyja janë nëna, Anifja na bëri për herë të parë prindër. “, thotë Iliazi.

GAZETARJA: Anife si e prite vendimin e Iliazit?

A.LASKAJ: Kur më tha që do mar nuse tjetër pasi unë nuk bëja fëmijë, i thash Iliazit unë nga këtu nuk iki. Kështu vendosëm që të vinte Manushaqja, deri më tani shkojmë shumë mirë.

GAZETARJA: Manushaqe si ishte dita e parë nuse në këtë shtëpi. Çfarë mendove kur more vesh që Iliazi e kishte një grua në shtëpi?

M.LASKAJ: Unë jam ndjerë shumë mirë që në ditën e parë. Kur më thanë që Iliazi ishte i martuar nuk mendova gjë. Për herë të parë Iliazin dhe Anifën i pashë kur erdhën më kërkuan dorën.

GAZETARJA: Si i ndani punët bashkë?

M. LASKAJ: Deri më tani nuk i ndajmë punët kush ka fuqi i bën.

GAZETARJA: Iliaz kë do më shumë nga dy gratë?

I.LASKAJ: Të dyja i dua shumë, nuk ka dallim.

GAZETARJA: Si i ndan?

I.LASKAJ: Me radhë. 5 ditë njëra 5 ditë tjera.

GAZETARJA: Ndodh që të flesh me ndonjërën 6 ditë?

I.LASKAJ: Po ndodh pasi ka raste sëmuret ndonjëra.

GAZETARJA: A bëhen xheloze?

I.LASKAJ: Po të ishin bërë xheloze nuk do të rrinim 13 vite bashkë.

Selishta, ky fshat i largët 6 muaj të vitit është i bllokuar nga bora. Të ardhurat e familjes ai i siguron nga bimët medicinale që ndodhen në mal. Jeta për 11 anëtarët e kësaj familje është vështirë. Vajza më e madhe e shtëpisë Blerina, veten e shikonte gjithmonë si mësuese. Sot ajo duhet të ishte në vitin e parë të shkollës së mesme, por gjendje ekonomike e ndërpreu ëndërrën e saj në mes. Në emër të familjes 13 vjeçarja kërkon ndihmë.

“ Unë jam Blerina duhet të isha në shkollë të mesme por babi nuk ka para të çojë në Peshkopi për të vazhduar shkollën. Lutem që dikush të na ndihmojë. “

/Top Channel

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shkencëtarët paralajmërojnë se pasojat psikologjike të pandemisë së koronavirusit do të jenë të mëdha.

Alvaro Morte i “Money Heist” ka fituar një rol të ri në një projekt filmik.

Mision vërtet i pamundur është bërë sot shmangia e koronavirusit dhe këtë stafi i “Mission Impossible 7” e provoi vetë.

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në një familje në Dublin të Irlandës, ku trupi i një infermiereje u gjet i pajetë poshtë një ure jo shumë

Kryeministri Edi Rama ka festuar 10-vjetorin e martesës së tij më Linda Ramën.

Ju kurrë nuk do të shikoni një avokado në të njëjtën mënyrë përsëri.

Dorëshkrimet e Adolf Hitlerit u shitën, në ankand nga shtëpia bavareze Hermann Historica.

Deputetja shtatzënë e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti është prekur nga virusi Covid-19.

Në një fermë në Sardenja të Italisë ka ndodhur një rast i çuditshëm, pasi një fermer italian ka njoftuar lindjen e një qenushi shumë të r

Brooklyn Beckham, djali i David dhe Victoria Beckahm dhe e dashura e tij Nicola Peltz u fejuan pak javë më parë, dhe shumë shpejt po dali