Secili në shtëpinë e vet, duke ruajtur distancat, por njëkohësisht duke mos i mohuar njëri-tjetrit një drekë mes miqsh.

Fotoja është shkrepur të dielën në rajonin Marche, Itali. Dy fqinjët kanë improvizuar një tavolinë, pasi kanë shtruar një dërrasë, sipër të cilës kanë shtruar edhe një mbulesë dhe kanë konsumuar drekën së bashku.

Madje, nuk kanë nguruar edhe të bëjnë: Gëzuar!

Të dielën shumë italianë janë mësuar ta kalojnë me familjen apo rrethin shoqëror dhe në kushte karantine, kjo është një nga gjërat që u mungon më shumë.

Fotoja është shpërndarë me shpejtësi në rrjete sociale e shoqëruar me diçiturën: Socializim në kohën e koronavirusit!