Njerëz gjenialë që fitojnë para pa bërë asgjë

21/05/2019 - 21:41

Kush është ai që nuk është mërzitur një ditë në punë, e që nuk ka ëndërruar sikur të gjente një mënyrë që ia jep paratë pa bërë asgjë. Disa njerëz e kanë bërë këtë realitet.

Sigurisht që nuk është diçka e lehtë, por disa njerëz duket se e kanë atë fat të madh. Ndërkohë që të tjerët punojnë me orar e me rregulla, ata i fitojnë paratë pa bërë asgjë, thjesht duke qenë të zgjuar.

  1. Një djalë në Alabama pati idenë e çmendur që t’u thotë kompanive se do të veshë bluza me logot e tyre, në këmbim të parave, si formë reklamimi. Sot ka një biznes me shumë punëtorë që thjesht veshin bluza me logo, teksa vazhdojnë jetën normalisht, dhe paguhen për atë.
  2. Të rrish te shtëpia e dikujt tjetër. “Trusted House Sitters” është një kompani e besueshme që paguan njerëz që thjesht jetojnë te shtëpia e dikujt që ka ikur me pushime, për t’i ruajtur shtëpinë e për t’u mbajtur kafshët shtëpiake.
  3. Të hash teksa filmohesh në internet, ku të shohin drejtpërsëdrejti me mijëra ndjekës njëherësh. Kjo gjë ka parë popullaritet në Azi, sidomos në Korenë e Jugut, ku disa “ngrënës” thjesht hanë dhe fitojnë deri në 10 mijë dollarë në muaj nga reklamat.
  4. Disa dyqane nuk nxjerrin njoftime në internet kur duan të punësojnë dikë, por thjesht vendosin një tabelë te xhami. Një aplikacion paguan njerëz që fotografojnë tabela “kërkohet punonjës”.
  5. Për shumicën e njerëzve që hapin një faqe në internet duhet shumë mund dhe kohë që të nxjerrin fitime. Por Aleks Tju hapi një ueb me një faqe të vetme, ku u bëri thirrje markave të blinin nga një hapësirë të vogël te ajo faqe. Nisi si me shaka, por për gjashtë muaj mblodhi 1 milionë dollarë.
  6. Të shesësh kartëmonedha 1 dollarëshe për shumë dollarë. Disa njerëz janë të vëmendshëm dhe shohin numrat serialë të kartëmonedhave. Nëse numrat janë të veçantë, psh. 9999999, apo 12121212, ata i shesin në internet.
  7. Kur dikush humbet ose harron bagazhet në aeroport apo në stacione treni, dhe nuk shfaqet për t’i marrë për tri muaj, e humbet pronësinë e tyre. Një kompani në SHBA shet pikërisht bagazhe të harruara, dhe tashmë ka biznes të mirëfilltë.
  8. Një burrë po skuqte djathë në skarë. Atij iu duk se forma e pjekjes te djathi ngjante me fytyrën e Jezusit. E nxori në ankand në e-Bay dhe arriti ta shesë për 28 mijë dollarë.
  9. Dikush vuri një copëz silikoni të tharë në internet, dhe tha që kishte ngrirë fiks si personazhi Homer Simpson. Ai e nxori në ankand në e-bay dhe arriti ta shesë për 240 mijë dollarë.
  10. Disa stjuardesa po fitojnë para duke shitur në internet getat që kanë përdorur gjatë punës. Blerësit ua kërkojnë të përdorura dhe të palara. Disa prej tyre arrijnë të shesin nga 600 dollarë pala. Stjuardesat nuk nxjerrin as fytyrën, vetëm këmbët në foto, si dhe getat përkatëse.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mesazhet me një modele bukuroshe i kanë kushtuar shtrenjtë futbollistit të Egjiptit, Amr Warda.

Ata që do këpusin zambakun i cili në literaturë quhet “Mis/Akkuş” i zbuluar për herë të parë në Ordu të Turqisë në vitin 1993, do të pagu

Autoritetet malajziane sekuestruan më shumë se 5 mijë breshka të vogla, të cilat u zbuluan në dy valixhe në aeroportin e Kuala Lumpur.

Policia e Berlinit do të vazhdojë të veshë uniformën e plotë të verës, përfshirë pantallonat e gjata dhe mund të heqë vetëm kapelën në va

Bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Ajola Xoxa me anë të një postimi në "Instagram" ka dhënë mbështetjen për rikandidimin e

Jemi mësuar ta shohim të kuruar në daljet e saj por kur miliarderja më e re në botë doli pa make-up dhe pa asnjë filter, njerëzimi u shok

Gjatë procedurave të divorcit, gjykata argjentinase vendosi t’i jepte rëndësi punës më të papaguar; punëve të shtëpisë!

Sozia e Lionel Messit rikthehet dhe një herë në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për ngjashmërinë e tij shumë të madhe me sulmuesin argj

Një çift ka festuar dy gjërat më të bukura që i ndodhën në jetën brenda vetëm 30 sekondash.