Durrsaku Olti Curri është një nga oponionistët më të njohur përsa i përket botës së showbizzit. Ai gjithnjë tërheq vëmëndje me deklaratat e tij, shpeshherë ironike, dhe demaskon fenomene të ndryshme.

Asnjëherë nuk nguron t'i thotë fjalët ‘pa dorashka’, por përsa i përket jetës private, blogeri gjithmonë ka qenë hermetik.

Megjithatë ditën e djeshme ka bërë zhurmë në rrjetet sociale pasi ka publikuar pamje brenda shtëpisë së tij luksoze.

Nëpërmjet disa fotove në një postim në Instagram, Olti ka bërë humor duke shkruar se meqë zonja që i pastron shtëpinë ja ka pastruar dyshemetë, ai ka zbuluar pamjet e shtëpisë së tij të re me vendndodhje te Rezidenca Kodra e Diellit në Tiranë.