Ekspertët kanë paralajmëruar banorët e Sidnejit se shumë shpejt do të përballen me një cunami që është përshkruar "ekstremisht i rrezikshëm".

Ekziston mundësia që një cunam shkatërrues të kërcënojë jetën e 1.5 milionë njerëzve dhe të ndikojë në gjithë bregun e Uellsit të Ri Jugor.

Raportet Shkencore të Natyrës kanë treguar se kjo valë mund të shkaktohet nga një tërmet në Zelandën e Re.

"Është diçka që mund të ndodhë këtu dhe mund të jetë shkatërruese. Ne nuk duam që njerëzit të shqetësohen, por të informohen për këtë kërcënim të natyrës sepse mund të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm", njoftoi një prej ekspertëve.

Cunami mund të përmbysë plazhet e veriut, por do të ndikojë edhe Parramatta, kryesisht në perëndim të qytetit.