Parfumet e pranverës? Plot jetë, të ngrohta dhe afrodiziake

20/05/2019 - 15:41

Kur vjen fjala te parfumi, femrat janë jo pak përzgjedhëse. Por, në përzgjedhjet e tyre ndikojnë jo pak edhe tendencat.

Ndaj, cilat janë rekomandimet e ekspertëve për këtë sezon të ri? Parfume me një feminilitet joshës dhe që të thërrasin në aventurë. Kjo është ideja që qëndron në thelb të fragrancave të reja.

Agrumet janë yjet e padiskutueshme të parfumeve të pranverës. Portokalli dhe limoni sjellin një aromë të freskët gjithnjë. Por, jo vetëm kaq. Aromat e tyre i shoqërojnë edhe lulet. Mes më të dashurave për femrat janë esenca e trëndafilit dhe bozhuri i rafinuar, shumë i vlerësuar për net romantike. Nuk mbetet prapa as jasemini i egër, vanilja dhe irisi romantik.

Fragrancat e reja janë frymëzuar nga vendet emblematike të Mesdheut, por në të njëjtën kohë evokojnë edhe skenare e peizazhe të ekzagjeruara më të largëta, si ata që shpesh ofrohen nga kanionet, shkretëtira, plazhet tropikale, perëndimet mbi det, shkruan "TCH".

Parfume plot jetë, por edhe të ngrohtë dhe tërheqës, me një fuqi jushëse. Flakonët janë ikonikë, në xham të mëndafshtë, shumë të kuruar dhe të destinuar të shndërrohen në kulte të vërteta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gazetari Blendi Fevziu ka rrëfyer eksperiencën e tij si pedagog 15 vite më parë, duke treguar për herë të parë se çfarë e detyroi të heqë

1. Mesatarisht ne shohim 5 deri në 7 ëndrra gjatë një nate, të cilat në total zgjasin 2 orë.

Të përzierat e shpeshta në fillim të shtatzënisë i bëjnë mirë nënës së ardhshme

Disa shenja janë më të prirura të tradhtojnë krahasuar me disa të tjera.

Vrasësja seksi e El Chapo-s, Claudia Ochoa Felix, është gjetur e vdekur në rrethana misterioze.

Planeti i zbuluar kohët e fundit nga Nasa, i ngjashëm me tokën quhet Kepler- 452B dhe ndodhet jashtë sistemit tonë diellor.