Pensionisti gjen unazën e rrallë mesjetare me një mesazh të fshehtë

25/08/2019 - 10:59

Një zbulues metalesh gjeti një unazë të rrallë ari dhe e mbajti në garazhin e tij për 40 vjet, deri sa zbuloi se ajo ishte një thesar mesjetar me vlerë deri në 10,000 paund. Tom Clark, 81 vjeç, për herë të parë e gjeti unazën në 1979, teksa kërkonte në një  tokë bujqësore pak larg qytetit i tij i lindjes, Aylesbury, në Buckinghamshire. Pa kuptuar vlerën e tij të vërtetë, ai e futi unazën brenda një kallaji metalik dhe e la brenda një garazi, ku mbeti e harruar për dekada.

Ai u ndesh përsëri me unazën që shërbente si vulë me një mesazh të rëndësishëm,  pas vdekjes së nënës së tij, teksa ishte duke sistemuar sendet në garazhin e tij. Mendoi që ta studiojë unazën dhe u trondit kur zbuloi se ishte një artefakt mesjetar 670-vjeçar, që daton në 1350. Unaza e shekullit të katërmbëdhjetë mban një mbishkrim latin.

Tani është vendosur të shitet në ankandin e Hansons Auctioneers ‘Historica dhe Metal Detektet në Etwall, Derbyshire, më 27 gusht për rreth 10 mijë paund.

“Unë e kisha harruar plotësisht. Në atë kohë unë kisha vetëm 10 vjet që zbuloja metale dhe nuk e kuptoja se unaza ishte një gjë e veçantë. Ishte e përdredhur dhe e thyer e gjitha kur e hapa. E  çova në një muze së bashku me shumë unaza të tjera që kisha gjetur, në mënyrë që ata të regjistronin gjetjet. U ktheva një javë më vonë dhe ata më thanë se unazat ishin krejt moderne dhe i kthyen ato për mua. Kështu që i futa të gjitha në një kallaj dhe i lashë në garazh në shtëpinë e nënës sime, ku unë isha duke jetuar në atë kohë. Në atë kohë unë isha 30 vjeç. Disa muaj më parë, unë isha duke sistemuar disa sende në garazhin tim që kishin ardhur nga shtëpia e nënës dhe aty ishte – kallaji me unazat”,- rrëfen Clark.

Ai shtoi:- “E çova përsëri në muzeun tim lokal dhe gjetja tani është regjistruar. Ajo është me karat të lartë dhe i takonte dikujt me rëndësi për shkak të dekorimit dhe cilësisë së arit. Unaza ka të vizatuar  perëndinë Mars që mban një shtizë dhe trofe. Unë do të doja të dija se kujt i përkiste. Ajo përmban një mbishkrim latin (NVNCIE.VERA.TEGO) që mund të përkthehet si ‘ Unë fsheh mesazhin e vërtetë’. Kjo mund të lidhet me rolin e një unaze vulë në sigurimin e korrespodencës.”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vende të ndryshme të botës kanë rregulla të ndryshme. Për vizitorët, ato sigurisht janë të panjohura.

Mburrja nuk është një gjë e bukur, por gjithmonë ekziston dikush që e konsideron veten superior ndaj të tjerëve, më autoritar, më të aftë

Mbrëmjen e kaluar, moderatori i emisionit "Zonë e Lirë", Arian Çani kishte ftuar një trupë aktorësh për të promovuar një shfaqje teatrale

Kuzhina e Meghan dhe Harry ndryshon. I hapet drita jeshile shumë ushqimeve që në Buckingham Palace ishin të ndaluara.

Në qendër të vëmendjes së mediave rozë kanë qenë bukuroshja Rike Roçi dhe boksieri Kristi Prenga, të cilët pak kohë më parë u kapën “mat”

Marrëdhëniet janë të ndryshme, por diskutimet midis dy personave janë gjithmonë të pranishme herë pas here ndaj dhe duhet bërë kujdes që

Së fundmi pjesë e mediave turke është bërë aktorja e njohur nga Kosova, Arbnora Ademaj.

Ky kombinim i bërë nga Victoria Beckham po kthehet në modë në këtë vit të ri.

DiCaprio dhe Robert de Niro konfirmojnë se do të luajnë bashkë në të njëjtin film.