Pensionisti 83-vjeçar, Willi Zürcher nga Wolfhalden-i, Kantoni Appenzell Ausserhoden, i ka dërguar politikanes së njohur të FDP-së në Zvicër, Christa Markwalder, një letër të shkruar me mllef dhe brenda saj një litar. Në letër ai i shkruan deputetes që të vetëvaret me litarin e dërguar.

“Jam e frikesuar. Sigurisht që kjo gjë të lëndon”, është shprehur deputetja për mediat zviceriane.

Deputetja tha se ndihet e tronditur edhe për faktin se kërcënimet ndaj politikanëve janë rritur ndjeshëm: nga rreth 200 në vitin 2019, numri i kërcënimeve për politikanët është rritur në 885 gjatë vitit të pandemisë.