Një nga tregjet më të famshme të Krishtlindjeve në Gjermani paraqiti një tortë, e cila peshonte rreth 4 tonë. Mijëra qytetarë e shoqëruan tortën gjigante nëpër qytetin e vjetër historik të Dresdenit, si pjesë e Festivalit të 26-të të “Stollen”.

Ëmbëlsira peshon 3950 kilogramë, është 4,1 metra e gjatë, 1,77 metra e gjerë dhe 87 centimetra e gjatë, theksuan pasticierët, gjë që tregon se torta e këtij viti është rreth 100 kilogramë më e rëndë se ajo e vitit të kaluar. Torta më e rëndë ishte ajo e bërë në vitin 2013, 4,2 tonë.

Kjo traditë vijon që nga viti 1994.