“Peshkaqeni nga Baltimora” Michael Phelps përballë peshkaqenit të bardhë. Më në fund, sfida e madhe mes Phelps dhe kafshës më grabitqare të oqeanit, për të përcaktuar se cili prej tyre është më i shpejtë, është zhvilluar. Dhe ai që ka fituar garën e zhvilluar në një distancë prej 100 metrash është peshkaqeni i bardhë, që dha kohën 36”1 sekonda kundrejt 38”1 sekonda të Phelps. Kjo garë është transmetuar nga “Discovery Channel”, që dhe ka përgatitur këtë sfidë, në emisionin e saj “Java e Peshkaqenit”.

Por fansat e shumtë kanë mbetur të zhgënjyer, pasi në fakt nuk ka qenë një sfidë e vërtetë, pasi Phelps ka garuar i vetëm në det dhe më pas është bërë montimi i videos së kësaj gare mes notarit me më shumë medalje olimpike dhe peshkaqenit më grabitqar. Phelps, 32 vjeç, në karrierën e tij ka fituar 28 medalje olimpike, nga të cilat 23 të arta, ka fituar 26 tituj kampionë bote dhe numëron 30 rekorde botërore. Ka qenë vetë notari që pas emisionit tha: “Nuk kemi qenë në ujë në të njëjtën kohë. E di që kjo është pyetja që të gjithë kanë bërë gjatë muajve të fundit. Isha i sigurt dhe kjo ishte përparësia e të gjithëve, pasi askush nuk duhej të vritej nga kjo sfidë. Por ju garantoj se kjo garë ka qenë ndër më të vështirat e karrierës time, për shkak të temperaturës së ulët që kishte uji (13 gradë)”, u shpreh Phelps.