Piktura mahnitëse në restorantin e ri të Ronaldos

16/08/2018 - 17:03

   Motra e Cristiano Ronaldos ka pikturuar portretin e familjes në restorantin e nënës së saj. Ylli 33-vjeçar i Juventus, tregoi veprën e artit para debutimit të tij në Serie A kundër Chievos, që do të luhet ditën e shtunë.Në pikturë shihet Ronaldo me dy motrat e tij Katia dhe Liliana, vëllai i tij Hugo me nënën Dolores dhe babai i ndjerë në të djathtë pranë tyre.

Kjo pikturë është bërë në murin e restorantit të ri të nënës së tij, “Casa Aveiro”, në Brazil. Piktura është e rrethuar me dritë që të tërheqë vëmendjen e çdo klienti.Sulmuesi portugez e postoi në profilin e tij në “Instagram”, për 139 milionë ndjekësit, të cilët nuk kanë nguruar ta komentojnë dhe pëlqejnë."Casa Aveiro nga Dolores, një tjetër punë e përfunduar nga motra ime @katiaaveirooficial, me mbështetjen e nënës sime të dashur @doloresaceirofficial Jeni të mirëpritur @casaveiro".

Motra e tij Katia, ka publikuar fotografi dhe video të restorantit të ri në profilin e saj në “Instagram”. Dolores vendosi të hapë këtë biznes të ri pas suksesit të restorantit të tyre të parë që kanë në ishullin Madeira. Pranë zonës do të vendosë statujën e tij për të tërhequr turistët.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në periudhën që ka qenë brenda në burg Keisi ka qenë mbështetja më e madhe për Stresin.

Këngëtari i njohur me origjinë australiane, Faydee është kritikuar nga fansat e tij në “Instagram” për bashkëpunimin e sjellë së fundmi m

Gazetarja Rudina Xhunga ka dhënë një intervistë ndryshe ku ka treguar detaje nga jeta e saj personale.

Në përgjithësi filtrat për foto përdoren për të na bërë sa më të bukur.

Ish-missi i Italisë, Gessica Notaro, u shpërfytyrua me acid nga ish i dashuri i saj që tashmë është i dënuar me 15 vite burg.

Momente paniku për bashkëshorten e sulmuesit Mauro Ikardit, teksa ishte duke bërë xhiro me motor uji në Liqenin e Komos së bashku me disa

“RevistaWHO.Com” hyn për herë të parë brenda shtëpisë së milionerit shqiptar, Fatmir Hysenbelliu.

Një vajzë e re në Itali humbi tragjikisht jetën pasi iu nënshtrua një operacioni në hundë.

Një ditë më parë, më 15 korrik deputeti socialist i Shijakut, Jurgis Çybrja ka festuar 34-vjetorin e tij të lindjes.

Rrobat e bardha kanë filluar të zverdhen dhe ju nuk po dini si t'u riktheni sërish ngjyrën...