Princi vdes pas seksit!

12/12/2019 - 22:18

Një stilist dhe princ i Emirateve të Bashkuara Arabe vdiq pas përdorimit të kokainës dhe marrëdhënieve intime, në banesën e tij në vlerë 15 milionë dollarë në Londër, tregojnë të dhëna nga seanca dëgjimore në gjykatë.

Sheik Khalid bin Sultan Al Qasimi, 39-vjeç, djali i stilistit të sundimtarit të Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe, kishte qenë duke marrë pjesë në një aheng me një njeri të quajtur Yohan Escobar në Knightsbridge, raporton The Sun.

Princi arab, pronar i brendit të modës ‘Qasimi’, u gjet i vdekur nga një pastruese më 1 korrik të këtij viti.

Ajo fillimisht besonte se ai ishte duke fjetur, por ishte e tmerruar kur i preku qafën dhe e kuptoi që po ngrinte.

Testet e toksikologjisë zbuluan se Khalid kishte nivele të larta të GHB dhe sasi “rekreative” të kokainës në sistemin e tij.

Detektivi Adrian De Villiers tha se Khalid ishte së bashku me Yohan Escobar natën kur ai vdiq.

Escobar, i cili nuk ishte i dyshuar për vdekjen e tij, besonte se Khalid ishte duke fjetur kur ai doli nga banesa.

Familja e Khalid, përfshirë edhe motrën e tij binjake, tha se u zemërua nga vdekja e një burri të përshkruar si “në krye të karrierës së tij dhe në mbarë botën”.

Një deklaratë e lexuar në gjykatë zbuloi se pasioni i Khalid për “kreativitet” u rrit kur u transferua nga Sharjah në Angli në moshën nëntë vjeç.

Babai i Khalid Sheik Sulltan bin Muhamed Al Qasimi ka qeverisur Sharjahun që nga viti 1972.

Djali i madh i sundimtarit nga martesa e tij e parë, Sheik Mohammed bin Sulltan bin Mohamed Al Qasimi, vdiq nga një dozë e tepërt e drogës e moshës 24-vjeç në 1999, në shtëpinë e familjes në Sussex.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Princi Harry u përpoq të shpjegonte publikisht se vendimi për t’u shkëputur nga familja mbretërore nuk ishte i lehtë për të.

Ditën e djeshme u luajt ndeshja mes Liverpulit dhe Junajtid, e cila u fitua nga të besuarit e Klop me rezultatin 2-0.

Gratë me ndikim të lartë në mediat sociale, apo siç njihen ndryshe me termin “Influencer”, marrin pothuajse çdo ditë oferta monetare në k

Një kolumbian shpiku rrëmbimin e tij të paqenë për të mos u martuar.

“Ekonomitë seksiste” po përkeqësojnë pabarazinë globale të të ardhurave, derisa numri i miliarderëve është dyfishuar në dekadën e fundit,

Futbollisti shqiptar Elis Bakaj është bërë baba dhe emocionin e ka ndarë me miqtë e tij në profilin zyrtar në Instagram.

"ThumbON"  nga Aulona dhe Fatma ka surprizuar sërish këtë të diel në ekranin e "Rtv Ora" me një tjetër kamera të fshehtë.

Në një deklaratë, Buckingham Palace njofton se Princi Harry dhe Meghan kanë humbur titujt e tyre mbretëror dhe nuk do të marrin më fonde

Mendoni një pengesë të gjatë prej 9 kilometrave që ndihmon në mbrojtjen e qytetit nga ujërat e përmbytjes gjatë stuhive të ashpra si Sand

Khagendra Thapa Magar, burri më i shkurtër në botë ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare.