Një ceremoni e cila kishte shumë pak persona dhe ndër të tjera ajo që ra në sy, ishte veshja lejla që kishin zgjedhur disa nga gratë më të rëndësishme në SHBA.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris, ish-zonja e parë Michelle Obama, ish-zonja e Parë dhe ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton, si dhe gra te tjera të pranishme, kishin përdorur ngjyrën lejla për veshjen e tyre.

Kjo ngjyrë është zgjedhur për shkak të simbolit që kjo ngjyrë mban: unitetin mes dy partive.

Ngjyra tradicionalisht shihet në SHBA si një simbol i dy partive – një kombinim i blusë dhe të kuqes së partive Demokratike dhe Republikane.

Jehona e gjestit bën thirrje për bashkëpunim rreth inaugurimit dhe temës së ceremonisë, e cila në vetvete është “America United”.