Pse janë ndryshe ëndrrat gjatë shtatzënisë

25/10/2020 - 13:04

Ardhja e një bebushi në jetë ndryshon çdo gjë në jetën e një gruaje. Mes pagjumësisë, të përzierave dhe idesë që një krijesë e jotja është rrugës, gratë e gjejnë veten në sfidë me gjumin.

Përpos rutinës së gjumit, shumë gra përballën me një tjetër ndryshim. Ëndrrat që shohin janë më të çuditshme se zakonisht!

Çfarë ka ndryshe me ëndrrat e shtatzënisë?

Të ëndërrosh është normale dhe pjesë e shëndetshme e gjumit, por gjatë shtatzënisë, mund të vini re një ndryshim në llojin apo shpeshtësinë e ëndrrave që shihni. Nuk do t’ju duket e pazakontë të kujtoni më mirë nga zakonisht, të përjetoni ëndrra shumë reale dhe gjithashtu të zgjoheni nga makthet e shpeshta.

Sipas Healthline, ndryshimet e zakonshme të ëndrrave gjatë shtatzënisë:

Janë më reale

Gjatë shtatzënisë ëndrrat me situata, imazhe të qarta dhe njerëz realë janë më të shpeshta, aq sa ndonjëherë bëhet e vështirë për ta ndarë realitetin prej saj.

Më të shpeshta

Shumë gra besojnë se kanë parë më shumë ëndrra gjatë shtatzënisë. Është e mundur, pasi disa gra flenë më shumë gjatë pritjes së ëmbël, gjë që rrit shanset për të parë më shumë ëndrra.

Ëndrrat lidhen me shtatzëninë ose mëmësinë

Sigurisht ardhja e një fëmijë të bën të ndjesh emocione në çdo moment të ditës. Prej kësaj ndjesa dhe ndoshta prej frikës, pasigurisë apo ankthit të pritjes, është normale të shihni ëndrra me bebe. Shumica e grave ëndërrojnë sikur fëmija e tyre ka nisur të flasë, të tjera zbulojnë emrin në një ëndërr e ndërsa në pjesë gjininë.

Ëndrrat që japin ankth

Mos u surprizoni nëse shihni ëndrra që ju shkaktojnë ankth. Të bëhesh gati për një fëmijë kërkon kohë dhe shumë energji. Krahas emocioneve pozitive, vijnë dhe frikërat. Është krejtësisht normale që çfarë mendon truri juaj gjatë ditës të shfaqet nëpër ëndrra.

Makthe

Ka shanse që gjatë shtatzënisë makthet gjatë natës të jenë më të shtuara. Ato vijnë në forma të ndryshme, por më të shpeshtat janë: ëndrrat që lidhen me humbjen e bebit, rrëzimin e tij, apo një abort spontan.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një kirurg në Arabinë Saudite ka vdekur në dhomën e operacionit të spitalit ku do të kryente një procedurë ortopedike, njoftonin mediat v

Një taksist në Turqi ka bërë një gjest që jo shumë njerëz e bëjnë, pasi gjeti një sasi të konsiderueshme parash në automjetin e tij.

Periudha e vështirë është gati të mbarojë për pothuajse gjysmën e shenjave të zodiakut.

Këngëtarja shqiptare, Zajmina Vasjari mbetet një nga femrat më tërheqëse të showbiz-it shqiptar.

Përse vijojmë të dezinfektojmë sipërfaqet nga frika e koronavirusit kur e dimë se ai qëndron në afër?

Një burrë që vrau gruan e tij u tha policëve, se ajo nuk ishte e lumtur pasi ai nuk dukej aq mirë sa ajo.

Ish-çifti i famshëm, Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus prej kohësh janë në qendër të mediave për jetën e tyre private.

Është ëndrra e çdo adhuruesi filmash të kalojë sezonin e pushimeve duke parë filmat e tyre të preferuar të festave, por “Reviews.org” do

Pas përfundimit të pandemisë së Covid-19, Bill Gates, parashikon se do të ketë 50 përqind më pak udhëtime me aeroplan, sesa ka pasur më h

Shpesh herë jemi vetë ne shqiptarët që "e teprojmë" për të nxjerrë patjetër me prejardhje nga toka jonë figura të shquara të historisë, s