Një çift hungarez rreth të 60-tave, që kishin ardhur me pushime në Durrës, kanë zgjedhur që të ruajnë një kujtim shumë të bukur prej vendit tonë; një skulpturë prej rëre, ku duket një çift i përqafuar.

Pamja ka tërhequr pushuesit e fundit të këtij fillimshtatori, që janë ndalur të kundrojnë me vëmendje atë që do të dilte pas punës së çiftit dhe janë larguar me një buzëqeshje.

*(Fotot u morën nga profili në Facebook i Endri Tafanit)