Personi që u ra nga rrotat e avionit Kenia Airways në Londër mendohet se është një punonjës në aeroportin kryesor të Nairobit, ka thënë një zyrtar kenian.

Avioni po fluturonte nga aeroporti në kryeqytetin e Kenisë në Heathrow kur trupi ra në një kopsht të dielën. Burri me shumë mundësi kishte akses ligjor në aeroport, tha shefi i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kenias për BBC.

Trupi ra një metër larg një banori, që po lahej në kopsht në periferi të Clapham në jug të Londrës, tha një fqinj. Forca e trupi që ra nga aeroplani theu pllakat dhe krijoi në gropë të vogël në kopshtin në Clapham.

Një vëzhgues avioni, i cili ndoqi fluturimin që gjurmohet me aplikacionin nga Clapham Common, kishte parë rënien e trupit. Vëzhguesi i aeroplanit mbërriti në vendngjarje pothuajse në të njëjtën kohë me policinë dhe u tha se trupi kishte rënë nga një fluturim në Kenia Airways.

Duke e përshkruar viktimën, ai tha: "Një nga arsyet pse trupi i tij ishte aq i paprekur ishte sepse ishte kthyer në një bllok akulli.” Identiteti i viktimës nuk dihet ende. Policia beson se ai ra nga rrotat e avionit ku u gjetën një çantë, ujë dhe disa ushqime.