Reperi serb, Aleksandar Milosavljeviç ka bërë diçka të rrallë në videoklipin e këngës së re.

Në këngë e tij të re “Cani Sciolti” reperi shihet teksa këndon dhe prapa tij shihet një veturë e mbuluar me flamurin kuqezi ndërsa në një tjetër veturë ai serb dhe flamuri zviceran.

Reperi i cili njihet me emrin artistik Aki Aki ka xhiruar klipin në Zvicër. Kënga në tekstin e saj flet për miqësinë ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

Reperi është shumë i popullarizuar tek të rinjtë e Ticino me këngën e tij “Cani sciolti”, ndërsa kënga tashmë ka marrë edhe një numër të madh klikimesh në kanalin YouTube.