Gjatë botërorit 2018 ish banorja e Big Brother, Rike Roçi, ka qenë pjesë e paneleve në emisionin sportiv në Top Channel. 

Pas largimit të Marina Vjollcës nga emisioni ‘Procesi Sportiv’, shumë emra u lakuan se do të zinin vendin e saj. Ndër to është dhe Rikja si një vajzë mjaft e apasionuar ndaj futbollit.

Pyetjes së fansit të saj nëse do të qëndronte krah Manushit ajo i është përgjigjur: Jo nuk jetoj në Tiranë dhe nuk më intereson të punoj atje. 

Jo vetëm që Rikja nuk do të bëhet pjesë e 'Procesit Sportiv' por dhe vetë Manushi ka njoftuar se pas një dekade në këtë emision nuk do të jetë më pjesë e tij.