Këngëtarja amerikane, Mariah Carey, është treguar e hapur me audiencën sa i përket traumave gjatë fëmijërisë. Ajo ka treguar se si motra e saj më e madhe ka tentuar që ta shesë atë, e më pas edhe e ka droguar.

“Kur isha 12 vjeçe, motra ime më ka droguar dhe më ka ofruar kokainë, dhe ka tentuar më të shiste si prostitutë”, është shprehur Mariah.

Ajo ndër të tjera për intervistën me Ophrah Winfrey ka treguar se nuk është rritur së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes, shkruan Daily Mail.

“Familjarët e mi gjithmonë kanë menduar se jeta ime ishte e lehtë, ndërsa panë të bëhen të pasur në krahun tim”, shtoi ajo.

Në po të njëjtën intervistë ajo ka bërë të ditur se albumi i radhës “The Ratities” do të lançohet më dy tetor.