Moti i ngrohtë i kësaj fundjave ka favorizuar të gjithë ata që kishin planifikuar ta kalonin në bregdetin e Adriatikut në Durrës e Golem.

Qytetarë të shumtë i janë drejtuar plazhit për të marrë ajër të pastër, rreze dielli ndërsa nuk kanë munguar edhe disa që kanë sfiduar ujin e ftohtë.

Në fotot e shkrepura nga LSA, shfaqen edhe persona që argëtohen duke peshkuar apo thjesht i gëzohen shëtitjeve buzë detit duke harruar për pak orë situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.