Dermatologët evropianë lëshojnë një apel për institucionet e kontinentit për të forcuar ligjet mbi bojërat që përdoren për tatuazhet.

Rregullorja për higjenën dhe sigurinë ekziston specifikojnë mjekët, por janë më të përqëndruara tek normat e higjenës në parandalimin e infeksioneve.

Qëllimi kësaj here është përmirësimi i bojërave që përdoren për tatuazhet, të cilat nuk duhet të përmbajnë elementët toksikë dhe kancerogjene, që mund të dëmtojnë organzimin e njeriut.

Për të arritur në këtë qëllim, duhen masa të rrepta dhe kufij të përcaktuar mirë. Megjithatë, Komisioni Europian ka bërë një kërkesë për përmirësimin e tyre dhe uljen e substancave kimike të dëmshme, të cilën ia ka propozuar Agjencisë Europiane për Substancat Kimike.

Duhet arritur sipas tyre në të njëjtin nivel me standartet e sigurisë që janë aktualisht në fuqi për kozmetikën. Aktualisht rreziku qëndron se në bojërat e tatuazheve ka përmbajtje të metaleve të rënda dhe nanopjesëza e ngjyryes kimikë të dëmshëm, përfshirë edhe hidrokarbure dhe etiketimi i tyre nuk është plotësisht i qartë.