Shenjat e horoskopit që duhet ta konsiderojnë veten me fat deri në shtator

28/06/2020 - 22:07

Jupiteri, planeti i fatit të mirë, njohurisë dhe rritjes, ndihmon që gjërat të ndriçojnë në çdo aspekt të jetës, por edhe pse do të qëndrojë në prapavijë deri në 12 shtator, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Veçanërisht për 3 nga shenjat e zodiakut, efektet e kësaj prapavije nuk do të ndihen fare, përkundrazi do t’i ndihmojnë në procesin e të menduarit.

Demi

Gjatë muajve në vazhdim do t’i shihni gjërat në një këndvështrim krejt ndryshe nga ç’i keni parë deri më tani. Gjatë kësaj prapavije, do të mendoheni gjatë me veten dhe do të qartësoni perceptimin që keni rreth botës. Do të ndjeni një dëshirë të madhe për të udhëtuar diku larg dhe ndoshta po filloni që tani duke planifikuar udhëtimin. Kjo prapavijë do t’ju ndihmojë të hapeni më shumë me njerëzit, duke qenë se në të shumtën e kohës jeni të rezervuar. Kur kjo periudhë të mbarojë do të ndiheni më të fuqishëm se kurrë.

Virgjëresha

Do të përballeni me disa ndryshime që lidhen me miqtë, fëmijët apo dhe interesa dashurie, por prisni. Prapavija është një mundësi që ju jepet për t’i zbutur problemet. Përgatituni për një jetë sociale shumë më të gjallë nga ç’jeni mësuar. Duke ndjekur zemrën dhe duke u udhëhequr nga kjo prapavijë, do të zbuloni mënyra të reja për të shijuar marrëdhëniet tuaja.

Bricjapi

Jupiteri është në shenjën tënde dhe diçka e tillë ndodh 1 herë në 12 vjet. Bricjapët do të ndjejnë gjithë ndikimet pozitive të kësaj prapavije. Shfrytëzojeni këtë kohë për t’i marrë gjërat me ngadalë dhe mendohuni mirë për planet tuaja. Mund të rriteni, të mësoni dhe të përmbusheni shumë me Jupiterin që ju mbron. Kjo periudhë është shumë e mirë për të përfituar nga prapavija.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shfaqen delfinët në bregdetin e Currilave në Durrës!

Një ngjarje tragji-komike i ka ndodhur një gjermani, i cili kishte zgjedhur të kalonte pushimet në Ulqin.

Zindzi Mandela, vajza e udhëheqësve të Afrikës së Jugut Nelson dhe Winnie Mandela, ka ndërruar jetë papritur në moshën 59-vjeçare.

Ndahet nga jeta Kelly Preston, bashkëshortja e John Travolta.

Një familje e njohur aktorësh në Indi ka rezultuar pozitive nga testi i koronavirusit Covid-19.

Nëse do të ishte gjallë, Princeshë Diana do të ishte sot 59 vjeçe.

Rober Irwin është një figurë e njohur televizive në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë që të gjithë instancat shtetërore e shëndetësore po bëjnë thirrje për distancim social, në veçanti në klube e lokale, me sa duke

Një protestë e pazakontë është shënuar në Hamburg të Gjermanisë, ku punëtoret e seksit kanë kërkuar që bordellot të mos mbyllen në periud

Të gjitha femrat e dinë që kurrsesi nuk mund të ndodhë që puçrrat, pikat e zeza dhe ato dhjamore të bardha të zhduken brenda natës, por m