Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Shenjat më të zjarrta të horoskopit

25/02/2021 - 21:12

Disa shenja përdorin bukurinë e tyre për të joshur personin që pëlqejnë, ndërsa disa të tjera kanë pikë të fortë komunikimin. Mirëpo 3 janë shenjat e horoskopit të cilat njihen si më të zjarrtat dhe që i çmendin të gjithë.

GAFORRJA

Arma sekrete e Gaforreve nuk është buzëqeshja, por humori. Përveç kësaj, personat e kësaj shenje janë shumë emocionalë dhe kurrë nuk do të harrojnë përvjetorin tuaj, ditëlindjen apo ndonjë datë tjetër të rëndësishme. Dobësia e tyre është është gjendja shpirtërore e ndryshueshme, e cila ndonjëherë do t’iu bëjë të ndiheni keq. Admirojnë lojërat seksuale dhe njihen si një ndër shenjat që kanë më shumë fantazi gjatë aktit seksual. Kreativiteti i tyre manifestohet në mënyrë spontane kur gjejnë një partner me një sens “loje” gjatë seksit. Nëse dëshironi që ta bëni për vete personin e shenjës së Gaforres, mjafton të qani para tij dhe do t’ia rrëmbeni zemrën menjëherë.

LUANI

Nëse dëshironi të kënaqeni duke u argëtuar, kërkoni një Luan dhe nuk do të zhgënjeheni. Do t’ju habisin me veprimet e tyre, pasi ata janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për ju dhe me këto veprime do të arrijnë t’iu bëjnë për vete për tërë jetën. Për shumicën e njerëzve kjo masë e përkujdesjes është vendimtare për të rënë në dashuri. Adhurimi joshës dhe seksi me shpejtësi plumbi, janë pikat më të forta të Luanit. Siç edhe thuhet shpesh, një fillim i mirë është gjysma e betejës. Arma më e fuqishme e Luanëve është buzëqeshja e tyre, e cila ndonjëherë mjafton që të përfundoni me të në shtrat.

AKREPI 

Është konsideruar gjithmonë si zotëruesi i seksit. Nëse ndonjëherë keni pasur lidhje me Akrepat, atëherë e dini që ata kanë forcë të papërballueshme të joshjes. Madje edhe Akrepat më pak të bukur kanë forcë të theksuar manipulimi të cilën e shfrytëzojnë për t’i detyruar të tjerët të bëjnë atë që ata duan. Nëse ju konsiderojnë si një partner ideal ata me siguri do t’iu bëjnë për vete. Shpesh në dashuri mund të zgjedhin tipa të papërshtatshëm dhe mund të përfundojnë në një dashuri tragjike. Bashkë me joshjen e fuqishme, pjesëtarët e kësaj shenje janë jashtëzakonisht miq besnikë, heronj të mëdhenj dhe të besueshëm në punë. Akrepat kanë një shpirt të thellë si oqeani dhe vetëm shumë pak të privilegjuar mund ta njohin atë. Ata kanë dëshirë të njihen me njerëz të veçantë të shkathët dhe të bukur.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Del në shitje shtëpia më e shtrenjtë në botë, e cila në treg kap shifrën e 500 milionë dollarëve sipas Daily Star.

Ditën e sotme, Princi Philip do të përcillet për në banesën e fundit. Ceremonia mortore, e cila do të bëhet në orën 15:00, me kohën lokal

E para lindi gjuha e më pas shkrimi, megjithatë kjo nuk do të thotë se duhet e mund të flasim për gjithçka.

Këngëtari me famë botërore, Justin Bieber, ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën e njohur GQ.

Një 31-vjeçar nga qyteti i Breshias ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se kishte dhunuar të dashurën e tij për shkaqe xhelozie,

I ndjeri Princi Philip raportohet se ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me Lady Dianën. Mediat e huaja kanë publikuar edhe letrat mes

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama do t’i bashkohet së shpejti Hollit Kombëtar të Famës të Grave, insti

Këto tri shenja karakterizohen nga një kuriozitet intelektual, por edhe zgjuarsi e madhe.

Anëtarët e Familjes Mbretërore treguan disa fotografi të papublikuara më parë të Dukës së Edinburgut, pas vdekjes së tij në moshën 99-vje

Felix Lalo është një nga të rinjtë më të famshëm në TikTok tani për tani.