Një amerikane dhe i dashuri i saj kanadez janë gjetur të vdekur në një autostradë.

Chynna Noelle Deese, 24 vjeç, dhe Lucas Robertson Fowler, 23 vjeç, u gjetën pa jetë në autostradën Alaska Highway në Liard Hot Springs, British Columbia.

Fowler jetonte në British Columbia dhe e dashura e tij Deese shkoi për ta takuar.

Një Chevrolet blu i vitit 1986 u gjet në vendngjarje. Policia po përpiqet të zbulojë nëse ishte çifti që po ngiste automjetin.

Policia tha se vdekja e tyre është e dyshimtë ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.