Shpallen Miss dhe Mister Durrësi 2018.

Sindi Myftari, 16 vjeçe dhe bashkëmoshatari, Marvin Rexhepagaj, janë kurorëzuar më të bukurit në Durrës.

50 konkurentë pjesëmarrës, 25 vajza dhe 25 djem, garuan me hiret e tyre përballë njëri-tjetrit, ku mes tyre u përzgjodhën 16 finalistë që do të vijonin konkurimin, 8 djem dhe 8 vajza.

Juria e përbërë nga 12 anëtarë, përfaqësohej nga emra të shquar të sferave të ndryshme, ku kryetar ishte dirigjenti i mirënjohur, Ermir Dizdari.

Të rinjtë pjesëmarrës u nderuan me çmime të ndryshme si Miss dhe Mister Kinematografia, Miss Buzëqeshja, Miss dhe Mister Sharm, Miss Fotozhenia etj, por ata që rrëmbyen kurorën e vajzës dhe djalit më të bukur në Durrës ishin 16-vjeçarja Sindi Myftari dhe Marvin Rexhepagaj.

Ky event u përshëndet nga këngëtarët e mirënjohur Stine, Mateus Frroku, Era Rusi dhe Blerina Braka si dhe sfilata e fëmijëve të vegjël dhe numra të tjerë artistik.

K.H.