Një mësues i shkencave në Kenia, që ka dhënë pjesën më të madhe të pagës së tij për të mbështetur nxënësit e varfër, ka fituar një çmim prej 1 milion dollarësh si mësuesi më i mirë në botë.

Peter Tabichi fitoi çmimin 2019 Global Teacher Prize.

Prifti françeskan u vlerësua për arritjet e tij në një shkollë provinciale të mbushur me nxënës dhe disa tekste librash.

Ai mori çmimin në një ceremoni në Dubai. Tabichi ka dhënë 80% të pagës së tij për të mbështetur nxënësit në shkollën Keriko Mixed Day Secondary School në fshatin Pwani, Nakuru të cilët nuk kanë para për të blerë libra apo uniformat.

Shumë prej fëmijëve që ndihmon janë jetimë ose kanë humbur një prind.

Mësuesi 36-vjeçar dëshiron të ngrejë aspiratat dhe të promovojë kauzën e shkencës, jo vetëm në Kenia, por në të gjithë Afrikën.

Prifi mposhti në konkurs 10.000 mësues të tjerë të nominuar nga 179 vende të botës.