Si ndryshon jeta e 12 shenjave të horoskopit tani që kryesojnë Binjakët

23/05/2019 - 22:55

Më 21 maj, Dielli la shenjën e tokës Demi dhe u pozicionua në shenjën e “gjallë” dhe të paqëndrueshme ajri Binjakët. Dallimi do të jetë menjëherë i dukshëm, teksa humori juaj do të ndryshojë, pritshmëritë apo sjelljet tuaja. Nga një sezon i qetë tani duket se ka ardhur koha të përjetoni aventura dhe të thyeni barrierat që mund t’i kishit vendosur vetes apo të tjerëve.

Shenjat e ajrit si Binjakët, Peshorja dhe Ujori përfitojnë më së shumti këtë sezon. Do të ndiheni shumë më të sigurt, me vetëbesim e vigjilentë ndaj situatave. Do të jeni optimistë e do të ndjeni se rrugët i keni të hapura! Në fakt kjo nuk ndodh se fati u buron nga të katërta anët, por sepse këndvështrimi juaj ka ndryshuar.

Përpos të gjitha këtyre, Mërkuri ka kaluar gjithashtu në shenjën e Binjakëve me 21 maj, duke ju nxitur të përqafoni sa më shumë karakteristikat e kësaj shenje (edhe nëse nuk jeni Binjak)!

Ndonëse për ata thuhet se kanë personalitet të dyfishtë e sipërfaqësor, nuk keni pse të ndiqni skenarin më të keq! Binjakët ju ndihmojnë të jeni më mendjehapur, prandaj pranoni perspektivat e njerëzve të tjerë dhe ndryshoni pikëpamjet tuaja. Por mos lejoni që kjo t’ju joshë të jeni të rremë, të pavendosur ose të hidhur!

Sezoni i Demit mund t’ju ketë zhytur thellë në monotoni, ndaj është koha të jeni socialë e të merrni një pushim nga të gjitha problemet që më së shumti i krijon mendja juaj.

Pra sezoni i Binjakëve është një argëtim i vërtetë!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dukesha, Kate Middelton dhe Princi William kanë nisur turin e tyre në Pakistan.

Është cilësuar si fëmija më e bukur në botë dhe vjen nga Rusia.

Kancelarja gjermane Angela Merkel mbetet në krye të listës së politikanëve më të dashur për gjermanët.

Këngëtarja koreane e popit, Sulli ka vdekur në moshën 25-vjeçare.

Një funeral tepër i pazakontë në Irlandë ka kaluar nga lotët e zisë tek të qeshurat.

Ermal Mamaqi na ka treguar se filmi i tij i ri "I love Tropoja" është gati dhe shumë shpejt do të shfaqet në kinematë tonë me nisjen e vi

Një grup prej 80 shkencëtarësh kanë udhëtuar drejt Siberisë për të hetuar efektet e shkrirjes së akullit të përhershëm të Arktikut Lindor

Një mësuese e shkollës fillore në Queensland të Australisë i ka rënë të fikët në klasë pasi shkoi e dehur në mësim.