Marrëdhënia mes aktoreve Beren Saat dhe Tuba Buyukustun nuk ka qenë aspak e mirë kohët e fundit. Beren Saat e cila njihet nga roli i “Bihterit” së fundmi u shfaq në skena të nxehta në një serial në Netflix, skena të cilat u komentuan shumë në mediat turke. 

Ndërkohë Tuba Buyukustun e njohur si “Elif” në një intervistë tha se nuk do i luante kurrë ato skena që luan Beren Saat. Kjo e fundit u pyet së fundmi nga gazetarët për deklaratën e koleges. 

Beren tha se e respekton deklaratën e saj dhe e thumboi paksa “Elifin”, duke thënë se ajo vetë nuk do fliste kurrë kështu për koleget.

Aktorja e “Dashuri e ndaluar”, u shpreh se secili artist e zgjedh vetë çfarë skenash dëshiron të luajë dhe nuk ka asgjë të provosh role të ndryshme.