Gazetari i njohur Sokol Balla që nga vjeshta nuk do të jetë më pjesë e "Vizion Plus".

Mësohet se në sezonin e ri, ai do të kalojë në "News 24", duke marrë postin e drejtorit të përgjithshëm të televizionit.

Jo vetëm kaq, por bëhet me dije se ai do të ketë emisionin e tijin politik, i cili do të jetë emisioni kryesor i kësaj natyre.

Flitet se ai do të zërë vendin e Ylli Rakipit në emisionit "Të paekspozuarit", ndërkohë që nuk dihet se çfarë do të ndodhë me këtë të fundit.

Pas largimit të bujshëm nga "Top Channel", Sokoli nisi emisionin e tij në "Vizion+", por edhe në këtë televizion, rrugëtimi nuk i zgjati shumë.