Mbi 5 mijë kokrra ekstazi me formën e kokës së presidentit amerikan Donald Trump u sekuestruan nga policia gjermane.

Tabletat ekstazi me vlerë tregu 39 mijë euro, u sekuestruan nga policia gjermane gjatë një kontrolli në Osnabryk, një qytet në veriperëndim të Gjermanisë.

Në pranga ranë babë e bir, që i transportonin ato nga Hollanda.

Krahas tabletave, atyre iu gjet edhe një shumë prej më shumë se 11 mijë eurosh.

Me shumë gjasa, tabletat do të shiteshin në Austri, pasi mjeti me të cilin kryhej transporti ishte regjistruar në atë vend.