Të shërohesh me lexim! “Biblioterapia”, procesi që qetëson mendjen

Postuar: 11/07/2018 - 17:11

"Biblioterapi" është terapia e re, mbase dhe e vjetër e cila po gjen çdo ditë më shumë përdorim të gjerë në botë për qëllime terapeutike.

Ky term është përdorur për herë të parë në vitin 1916, në artikullin “Një klinikë letrare” të “Atlantic Monthly”.

Gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë të gjithë është të lexojmë, nuk ka nevojë për veshje të posaçme, për përgatitje, palestra, organizim të lodhshëm kohe.

Bagster i cili drejtonte një Kishë thoshte se leximi rekomandohej për vlerat shëruese. "Biblioterapia është një shkencë e re, Një libër, – arsyetonte ai, – mund të jetë stimulant ose sedativ, mund edhe të ngacmojë. Mund të jetë shurupi qetësues ose mustarda që djeg. Ai, me pak fjalë zgjon dhe përçon jetë të re në dejet tona".

Sot “Biblioterapia” ka marrë forma të ndryshme, duke nisur nga kurset e literaturës në burgje, e deri te grupet e leximit për të moshuarit që vuajnë nga demenca.

Ndonjëherë do të thotë seanca për ata që janë shkëputur prej kohësh e duan t’i rikthehen leximit, por mund të jetë mbase edhe më e thjeshtë sesa kaq. Mjafton vetëm të uleni e të lexoni, për të mirën e mendjes dhe shëndetit tuaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   “Game of Thrones” fitoi çmimin Emmy në kategorinë e më të mirit për seritë dramë, për të tretën herë.

   Për ju që jeni supersticiozë, ja disa gjëra që duhet të mbani në çantën tuaj që t’iu ndjekë fati i mirë.

   Ekspertët e zvarranikëve u kanë bërë thirrje australianëve që të tregojnë kujdes nga gjarpërinjtë, për shkak të ardhjes së stinës së p

   Sërish dhunë mes çifteve të famshme.

Zbulohen emrat e të zgjedhurve të kryeministrit Edi Rama në media për fluturimin e radhës me kompaninë e fluturimeve "Air Albania".

Belen Roka është bërë objekt i mediave rozë, që lidhen me sportin në Spanjë.

Një baba iranian është akuzuar se ka dërguar vajzën e tij të bëjë testin e virgjërisë pasi zbuloi se ajo kishte një të dashur sekret.

Një pakujdesi e pilotëve ka shkaktuar lëndimin e më shumë se 30 pasagjerëve indianë.

Një grua ishte duke pastruar dhomën e vajzës së saj, kur u tmerrua nga ajo çfarë pa poshtë krevatit.

Një kirurg kalifornian dhe e dashura e tij janë vënë nën akuzë për drogimin dhe sulmin seksual ndaj dy grave, ndërsa autoritetet thonë se